Drejtoria Mjedisit Elbasan

Drejtoria Mjedisit Elbasan 🌿 Për një Elbasan më të gjelbër
♻️ Mjedis • Klimë • Riciklim • Biodiversitet
🌱 Informim • Edukim • Veprim

27/08/2026

Elbasani drejt neutralitetit klimatik, përmes GreenElb

U zhvillua sot Konferenca Përfundimtare e projektit GreenElb, një nismë që synon të sjellë ndryshime konkrete në rrugëtimin e qytetit drejt neutralitetit klimatik.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të NetZeroCities, bashkitë partnere të Podgoricës dhe Menteshes, institucione qendrore e vendore, përfaqësues të sektorit privat, universitetit, shoqërisë civile, si edhe të rinj të angazhuar të qytetit.

Gjatë dy viteve të zbatimit, GreenElb ka shërbyer si një projekt pilot për promovimin e zgjidhjeve të gjelbra dhe eficiencës energjetike, duke synuar ndërtesa më eficiente, kursim të energjisë në familje dhe investime të bizneseve në teknologji të gjelbra. 🌱🏢💡

Faza e re do të fokusohet në replikimin dhe zgjerimin e këtij modeli në të gjithë qytetin, në kuadër të Kontratës Klimatike të Qytetit dhe angazhimit të Elbasanit në Misionin Evropian për 100 Qytete Klimatikisht Neutrale. 🚀🌍

Bashkia Elbasan shpreh mirënjohjen për Bashkimin Evropian, NetZeroCities, Institutin e Kërkimeve Urbane (URI) dhe mbi të gjitha për qytetarët e Elbasanit, të cilët po bëhen pjesë aktive e transformimit të qytetit drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe të qëndrueshme. 💚🇪🇺

Elbasani2030 | Shqipëria2030

Konferenca Përfundimtare e projektit GreenElb solli sot në Elbasan përfaqësues të NetZeroCities, bashkitë partnere Podgo...
27/08/2026

Konferenca Përfundimtare e projektit GreenElb solli sot në Elbasan përfaqësues të NetZeroCities, bashkitë partnere Podgoricë dhe Menteshe 🇲🇪🇹🇷, institucione qendrore e vendore, sektorin privat, universitetin, shoqërinë civile dhe – me krenari e themi – të rinj të angazhuar të qytetit.

🔄 Dy vite më parë nisëm një udhëtim për ta kthyer neutralitetin klimatik nga një objektiv në letër, në ndryshime konkrete: 🏢 ndërtesa më eficiente, 🏠 familje që kursejnë energji, 💡 biznese që investojnë në teknologji të gjelbër.

🚀 GreenElb ishte piloti. Tani vjen faza e replikimit dhe e zgjerimit të këtij modeli në të gjithë qytetin, në kuadër të Kontratës Klimatike të Qytetit dhe angazhimit të Elbasanit si pjesë e Misionit Evropian për 100 Qytete Klimatikisht Neutrale.

Falënderojmë Bashkimin Evropian 🇪🇺, NetZeroCities, Institutin e Kërkimeve Urbane (URI) dhe mbi të gjitha qytetarët e Elbasanit që e bënë këtë projekt të mundur. 💚

European Union in Albania
Bashkia Elbasan

🔇Kufij të rinj për zhurmën – më shumë qetësi për qytetarëtNë zbatim të Udhëzimit të Përbashkët nr. 2, datë 15.11.2023, “...
19/08/2026

🔇Kufij të rinj për zhurmën – më shumë qetësi për qytetarët

Në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët nr. 2, datë 15.11.2023, “Për nivelin kufi të zhurmës për një mjedis të dhënë dhe për fushën e veprimtarive ekonomike-shoqërore”, si dhe ndryshimeve të miratuara në korrik 2026, janë përcaktuar kufijtë e rinj të zhurmës për aktivitetet argëtuese gjatë sezonit turistik.

☀️ 11:00 – 20:00 | deri në 65 dB(A)
🌙 20:00 – 24:00 | deri në 45 dB(A)

📍 Rregullat zbatohen për baret, restorantet dhe subjektet e tjera që zhvillojnë aktivitete argëtuese dhe prodhojnë zhurmë në mjediset publike.

🤝 Respektimi i kufijve të zhurmës është përgjegjësi e përbashkët për një mjedis urban më të qetë dhe një cilësi më të mirë jetese për qytetarët.

🌿 Qytet i qetë, qytet më i mirë!

14/08/2026

🚜🌱 Në Gjergjan vijon puna për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese, duke i paraprirë sezonit të shirave dhe duke mbrojtur tokat bujqësore nga problematikat që mund të sjellin reshjet.

Aktualisht po ndërhyhet në një segment prej 1.7 km, ndërsa më pas puna do të vijojë në kanalin nga fshati Thanë drejt Gjergjanit. Në total, këto kanale i shërbejnë rreth 70 hektarëve tokë bujqësore. 🌾

✅ Mirëmbajtja e infrastrukturës kulluese do të vijojë në të gjithë zonën, në mbështetje të fermerëve, mbrojtjes së tokës dhe sigurisë së prodhimit bujqësor.

📍 Bashkia Elbasan

⚡🌍 Elbasani, ndër dy bashkitë e para pilot në rajon për përshpejtimin e energjisë së rinovueshme!Përzgjedhja nga Komunit...
08/08/2026

⚡🌍 Elbasani, ndër dy bashkitë e para pilot në rajon për përshpejtimin e energjisë së rinovueshme!

Përzgjedhja nga Komuniteti i Energjisë hap një kapitull të ri për tranzicionin e Elbasanit nga një qytet me histori të fortë industriale drejt një modeli të energjisë dhe industrisë së pastër. 🌱🏭

Përmes Zonave të Përshpejtimit të Energjisë së Rinovueshme, synohet të krijohen kushte për më shumë investime në energji të pastër, procedura më efikase dhe zhvillim që garanton njëkohësisht mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit. ☀️🌿

🇪🇺 Një tjetër hap konkret në rrugën e Elbasanit drejt dekarbonizimit dhe neutralitetit klimatik.

This just in: Energy Community Secretariat backs Bitola's and Elbasan’s just transition journey to become renewable energy hubs 👇

What happened?

The Energy Community Secretariat has signed two Memoranda of Understanding to support the municipality of Bitola, North Macedonia and Elbasan, Albania, on their decarbonisation pathways and the faster deployment of renewable energy.

☝ Why Bitola & Elbasan?

Both municipalities have long been regional hotspots for fossil fuel production or consumption. Bitola is situated in the centre of North Macedonia's most important coal-mining region. Elbasan has been Albania's historic industrial heartland and the centre of carbon-based steel production in Albania. Both municipalities are working to transforming into future-oriented decarbonised clean energy and industry hubs.

☝ What will the support entail?

The support will be delivered through the Secretariat's Centre for Renewables Acceleration, which provides Contracting Parties across the Western Balkans with hands-on technical assistance on renewables permitting reform and planning. In the Western Balkans, the Centre is supported by the Open Society Foundations | Western Balkans.



The Centre will support Bitola and Elbasan in a comprehensive manner, including in developing Renewable Acceleration Areas. These areas, identified as key tools in the latest version of the EU's Renewable Energy Directive (RED III), are designated areas where renewable energy projects can be developed and permitted rapidly, while preventing potential harm to biodiversity.

☝ Why is this important?

1️⃣ In addition to helping achieve targets necessary for EU energy market integration, the establishment of Renewable Acceleration Areas in Bitola and Elbasan could have a significant social and economic impact.

2️⃣ By providing a predictable framework for investors and accelerating project development, they could attract renewable energy investment and related clean industries — from sustainable infrastructure services to digitalized energy management systems and future green manufacturing.

3️⃣ The two projects are intended to be replicable, offering a template that other carbon-dependent countries, regions and municipalities across the Western Balkans can adapt and apply. This is especially important as the region works to fulfil its EU-aligned energy and climate commitments under the Energy Community treaty, prerequisites for future integration with the EU's internal energy markets.

Find out more about the Centre for Renewables Acceleration: https://bit.ly/4yPZ5qp

---

🛰️🔥 Monitorim 24/7 për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit.Çdo vatër zjarri mund të identifikohet dhe lokalizohet përmes...
08/08/2026

🛰️🔥 Monitorim 24/7 për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit.

Çdo vatër zjarri mund të identifikohet dhe lokalizohet përmes monitorimit satelitor, duke mundësuar verifikim dhe reagim më të shpejtë të strukturave përgjegjëse. 🚒🌲

⚠️ Mos ndizni zjarre, as në oborre apo hapësira të hapura. Një vatër e vogël mund të shndërrohet brenda pak minutash në rrezik për pyjet, pronën dhe jetën.

🌿 Teknologji për monitorim. Bashkëpunim për reagim. Përgjegjësi për parandalim.

08/08/2026

🌍🛡️ Siguria e komunitetit lidhet ngushtë edhe me sigurinë e mjedisit ku jetojmë.

Këshilli Vendor i Sigurisë Publike vijon të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional për adresimin e sfidave që prekin qytetarët dhe komunitetin.

🌱 Në vijim, ndër temat që synohen të trajtohen në mënyrë të dedikuar do të jetë edhe siguria mjedisore — nga parandalimi i ndotjes dhe zjarreve, te mbrojtja e burimeve natyrore dhe reagimi ndaj rreziqeve mjedisore.

🤝 Sepse një komunitet i sigurt kërkon edhe një mjedis të sigurt, të shëndetshëm dhe të mbrojtur.

🤖🌱 Teknologjia dhe të dhënat mund të bëhen aleatë të mjedisit.Përmes  , hapen mundësi të reja për përdorimin e Inteligje...
08/08/2026

🤖🌱 Teknologjia dhe të dhënat mund të bëhen aleatë të mjedisit.

Përmes , hapen mundësi të reja për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në analizimin e të dhënave, monitorimin e sfidave mjedisore dhe ndërtimin e zgjidhjeve më inteligjente për një qytet të qëndrueshëm. 🌍📊

💡 Inovacion për politika më të zgjuara dhe një Elbasan më të gjelbër.

08/08/2026

🔥🌲 Rreziku është real. Kujdesi i secilit është vendimtar.

Ndërhyrjet e sotme në Unazën e qytetit dhe në Lugaxhi na rikujtojnë se, në kushtet e temperaturave të larta, edhe një pakujdesi mund të rrezikojë natyrën, pronën dhe komunitetin.

🚫 Shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
☎️ Në rast zjarri, telefononi menjëherë 128.

💚 Mbrojmë natyrën duke parandaluar.

Address

Bashkia Elbasan
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 08:30 - 20:30
Tuesday 08:30 - 20:30
Wednesday 08:30 - 20:30
Thursday 08:30 - 20:30
Friday 08:30 - 20:30
Saturday 08:30 - 20:30
Sunday 08:30 - 20:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Mjedisit Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share