Kompania Bella Confex shpk e nis aktivitetin ne shkurt te 2003 me iniciativen e dy te rinjve studente te cilet realizuan nje plan biznesi ne universitet dhe paten deshiren e mire dhe vullnetin per te mos e lene vec ne leter. Bella Confex fillon punen me 15 punetore, si nenkontraktore e Madish shpk, duke prodhuar per Cotonella s.p.a. Filozofia e biznesit ishte e njejte me ate te shume fasonisteve t
e rajonit: Realizimi i nje cikli te pjesshem te prodhimit duke perfshire qepjen, paketimin dhe pergatitjen per eksport te artikujve te porositur nga klienti. Me kalimin e viteve dhe me rritjen e pjesemarrjeve ne panaire jashte vendit dhe ne 2006 arriten te lidhen me nje klient te ri italian me te cilin punojne fuqishem edhe sot duke prodhuar dy marka shume te perhapura e te njohura, ne Itali dhe me gjere si: Jadea, Primal, Enrico Coveri, Antony Morato, Rams 23, etj
Me rritjen e kerkesave, u pa e nevojshme futja e standardeve ne prodhim dhe menaxhim cilesie dhe qe ne 2008 Bella Confex punon dhe eshte certefikuar per standardin ISO 9001:2008 per prodhim dhe tregtim te veshjeve te brendshme. Ne 2010, mendojne ne menyre vizionare per prodhimin dhe tregtimin e veshjeve te brendshme “Made in Albania” duke realizuar nje prodhim me cikel te plote qe nenkupton studimin e tregut, dizenjimin e produktit, modelimin, blerjet e lendeve te para vete, prerjen, qepjen, paketimin, pergatitjen per sh*tje, kanalet e shperndarjes, kujdesin ndaj klientit. Keshtu linden dy markat e para te veshjeve te brendshme ne Shqiperi: “La Blanche” per femra dhe “Plaetor” per meshkuj. Me kete rast u rrit dhe pergjegjesia per te ofruar nje produkt cilesor dhe ekonomik per tregun shqiptar dhe me gjere. Ne janar te 2011, me masivizimin e prodhimit, krijohet nga po te njejtet pronare nje kompani e re e quajtur Bellador shpk. Qe nga ajo dite, Bellador shpk punon per prodhimin e artikujve per femra nen filozofine CMT (cut make and trim), ndersa Bella Confex shpk, per prodhimin e veshjeve per meshkuj dhe prodhimin e markave shqiptare gjithashtu. Te dyja kompanite ndodhen ne rrugen Gjon Gazulli por jane vendosur ne godina te ndara afer njera tjetres. Arritjet me te medha te Bella Confex e Bellador jane punesimi i nje numri te madh femrash ne zonen e veriut (aktualisht 470 punonjes, prej te cileve 440 jane femra), politikat motivuese per punonjesit dhe prodhimi i artikujve cilesore e te certefikuar.