03/05/2022
Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, Famiko Group organizoi një event në shenjë vlerësimi e falenderimi për të gjithë punëtorët e Comfort Shoes, Kokaj 3B dhe Italian Pro. Gjatë këtij eventi u mbajt një fjalim nga presidenti Z. Kokaj dhe drejtori Z.Fred Kokaj, të cilët i dhanë rëndësi faktit se sa të rëndësishëm janë punonjësit tanë në hallkën e biznesit.
Ishte ditë e shkëlqyer plot energji, emocione, muzikë, një super katering dhe dielli na shoqeroi gjithë ditën.
Në event morën pjesë mbi 400 persona, të cilët u kënaqën nën tingujt e muzikës të grupit 4 Band me këngtari Glerdit Turmetaj, Eri Hoti në tastierë dhe Mark Ujka në kitarrë. Atmosfera e bukur vazhdoi me interpretimin e bukur nga Ingrid Havala. Surpriza për punëtorët tanë, pasi ato e kanë të preferuarën e tyre, ishte këngëtarja e madhe Eli Malaj bashkë me tastieristin Armando Shabanaj dhe saksofonistin Safet Haxhija, të cilët bënë të madh e të vogël të kërcenin nën ritmet e këngëve rapsode.
Pjesë e eventit ishte dhe një nga DJ më të mirë të qytetit, Hermes Oruçaj.
Pa ju nuk do ishim as ne, kështu që falenderimi shkon vetëm për ju.