🔸Rreth nesh:
Marco Kids sjell për ju një koleksion unik dhe cilësor veshjesh dhe aksesorësh për fëmijë të dizenjuara në Itali dhe të prodhuara në fabrikat më të mira të Turqisë, Shqipërisë dhe Italisë . Ajo çfarë na dallon nga të tjerët është dhe cilësia e produkteve me material 100% pambuk organik. Dallimi midis pambukut organik dhe atij konvencional është mënyra se si prodhohet dhe sasia e kimi
kateve toksike të përdorura gjatë proçesit të prodhimit. Pambuku organik reziston më gjatë, është më i butë, nuk ka përbërës toksik, i rehatshëm për çdo stinë, është më i sigurtë për lëkurën delikate të bebeve dhe më i sigurtë për mjedisin. Qëllimi i Marco Kids është të sjellë çdo sezon koleksionet me modelet më unike dhe bashkëkohore për t’ju garantuar fëmijëve tuaj jo vetëm komoditetin dhe cilësinë por edhe një stil të veçantë dhe të bukur. Koleksioni Marco Kids varion nga veshjet e përditshmërisë deri tek veshjet për festa si për djem ashtu edhe për vajza.
🔸Çfarë ne ofrojmë:
Shumëllojshmëri veshjesh për fëmijë të grupmoshës 0-9 vjeç :
- Komplete
- Sete për bebe
- Fustane
- Funde
- Pantallona
- Xhinse
- Bluza
- Pulovër
- Trupore për bebe
- Xhaketa
- Pallto
- dhe shumë të tjera...
Shumëllojshmëri aksesorësh për fëmijë :
-Karroca
-Sexholino
-Lëkundëse
-Krevat
-Karrige ngrënie
-Çanta
-dhe shumë të tjera.....
Shumëllojshmëri lodrash për fëmijë :
-Makina elektrike dhe të thjeshta
-Motorra
-Skuter
-Bicikleta
-dhe shumë të tjera....
-Marco Kids ofron mundësinë e të bërit blerje për të vegjlit tuaj nëpërmjet websitet tonë marcokids.it nga çdo cep i botës dhe të bëni pagesa me kartë vetëm me një klikim duke ju siguruar profesionalizëm dhe asistencë në çdo moment.
-Gjithashtu Marco Kids ofron transport në të gjithë botën sipas tarifave të percaktuara më poshtë:
Shqipëri: Posta në Tiranë kushton 2€ dhe në rrethe 3€! Kostoja e transportit per aksesoret dhe lodrat llogaritet ne baze te peshes dhe permasave.
-Për çdo blerje ofrohet mundësi kthimi brenda 30 ditëve sipas politikave të kthimit ( produkti duhet të jetë i padëmtuar, me etiketën dhe paketimin përkatës).
-Për aksesorët ofrohet mundësi ndërrimi ose kthimi vetëm ne rastin kur produkti nuk ju vjen sipas përshkrimit dhe i dëmtuar.
🔸Misioni, Vizioni dhe Vlerat
Misioni Ynë:
Misioni ynë që nga themelimi i Marco Kids, ka qënë të ofrojmë profesionalizëm dhe përkushtim ndaj klientëve tanë, të ofrojmë produktet më të mira dhe të përmbushim çdo nevojë të tyre. Kënaqësia e klientëve tanë është prioriteti ynë kryesor. Ne kujdesemi që në çdo blerje të bërë në Marco Kids të jemi korrekt dhe origjinal. Vizioni Ynë:
Duke menduar për të gjithë klientët që prej vitesh kanë vlerësuar punën tonë garantojmë çmimet më të mira për cilësinë më të mire. Vizioni i Marco Kids është të jetë lider në segmentin e veshjeve për fëmijë, për të arritur dhe për të qëndruar në krye të këtij segmenti të tregut përmes krijimit të një imazhi të veçantë që mbështetet fort në cilësinë, shërbimin dhe besimin e konsumatorëve. Ne e kuptojmë rëndësinë e kohës dhe mungesën e saj të vazhdueshme me të cilën përballemi të gjithë në botën e sotme me ritme të shpejta. Prandaj, Marco Kids është pranë jush jo vetëm me dyqanin fizik në qendër të Tiranës por edhe online duke jua bërë blerjet për fëmijët tuaj më të thjeshta duke kursyer kohë dhe më e rëndësishmja, me çmimet më të mira! Vlerat Tona:
- Modele veshjesh unike me cilësinë më të mirë të pambukut organik.
- Ne vlerësojmë klientët tanë dhe nevojat apo preferencat e tyre.
- Profesionalizëm dhe përkushtim për të arritur më të mirën.
- Disponibiliteti dhe asistenca për çdo nevojë tuajën.
🔸Bashkëpunime:
Ndër vite Marco Kids ka arritur të numërojë një numër të madh bashkëpunimesh me markat më prestigjoze dhe emrat më të vlerësuar në industrinë e modës për fëmijë. Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni me Marco Kids, mos hezitonit të na kontaktoni:
E-mail: [email protected]
Instagram: marcokids_
Facebook: Marco Kids
📍 Zyrat adimistrative në Myslym Shyr dhe zyrat operative në Toptani Shopping Center.
📞068 900 1100
🌐 https://marcokids.it/
🔸Mos hezitoni të na kontaktoni për cdo informacion.