31/08/2026
✨ Gëzuar ditëlindjen, Andriola Kambo! ✨
Kjo ditëlindje vjen në një moment të veçantë: MUZA feston 5 vite rrugëtim. 🇦🇱
Pesë vite që nga një ide e jotja, e cila sot është kthyer në një platformë që bashkon njerëz, qytete, talente dhe komunitete shqiptare kudo që janë.
Ti zgjodhe aromën e gjysheve tona - historitë, traditat, duart e tyre dhe kujtesën që na lidh me rrënjët - për të ndërtuar një ekosistem të ri, ku trashëgimia kulturore takohet me modën, dizajnin, artin dhe ekonominë krijuese.
Sot, nisma jote merr një tjetër dimension: të promovojmë katundet arbëreshe, të tregojmë historinë dhe identitetin e tyre dhe t’u shprehim mirënjohjen arbëreshëve, që për shekuj ruajtën gjuhën, traditat dhe shpirtin shqiptar përtej Adriatikut. ❤️
Përmes MUZA Albania, MUZA Fashion Fair dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ke krijuar një derë të hapur për shqiptarët e hapësirës shqipfolëse dhe diasporën shqiptare.
Ke rritur besimin e të rinjve tanë, edhe të atyre që studiojnë në universitetet më të mira të botës, dhe ke frymëzuar një brez të ri për të zgjedhur modën, dizajnin dhe industritë krijuese si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen këtu.
Sepse MUZA nuk është vetëm një emër. Është një platformë që na bashkon.Një platformë që e merr trashëgiminë nga duart e gjysheve tona dhe e çon drejt brezit të ri.
Bashkë, të gjithë, jemi më të fortë. 🇦🇱❤️
Andriola, të urojmë shëndet, dashuri, frymëzim dhe shumë suksese në çdo hap të rrugëtimit tënd.
Andriola Morina Kambo
🥂 Gëzuar ditëlindjen dhe 5 vite MUZA!