25/04/2025
Ja pse duhet te me votoni mua.
Une jam Zamira Sinaj.
Kam kaluar një rrugë të gjatë në fushën e arsimit të lartë, ku kam punuar si pedagoge dhe sot kam nderin të kontribuoj si Dekane e Fakultetit Ekonomik në Vlorë.
Pas shumë viteve përkushtim në formimin e brezave të rinj, besova se ky ishte momenti për të dhënë një kontribut edhe më të madh për qytetin tim të dashur Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë❤️🇦🇱
Kam pranuar ftesën e Kryeministrit Rama dhe drejtuesit politik z. Çuçi për të qenë në vijën e parë për të punuar për fitoren e Partisë Socialiste, pasi besoj se vetëm me një bashkëpunim të fortë dhe me një vizion të qartë mund të ndihmojmë zhvillimin dhe përparimin e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.