03/02/2019
20 trendet që duhet t’i njihni dhe t’i keni parasysh kur të blini veshjet e stinës së ftohtë, dimër 2019.
1.Veshjet me dizajn ose print të lëkurës së kafshëve.
2.Argjendi, gjithçka metalike
3.Veshjet bust, pra me shpatullat jashtë
4.Veshjet e stilit Cowgirl me thekë apo këmisha të qëndisura
5.Kristali dhe shkëlqimi do të jenë gjithashtu kryefjala e modës në dimrin e ardhshëm.
6.Folk. Veshje me dizajn apo stampime folklorike të origjinës së largët.
7.Veshjet fluorishente. Ka nga ata që i duan si Miuccia Prada, ka dhe nga ata që nuk i duan.
8.Thekët vijnë sërish në modë në ngjyrat bardhezi
9.E verdha, nga nuanca e shafranit në të verdhën e artë, do të jetë ngjyra e dirmit
10.Veshjet hibride. Një shkrirje ngjyrash, modelesh, materialesh dhe stilesh në një paraqitje të vetme.
11.Pelerina, e hatashme si ajo e Valentino-s apo thjesht e ngjashme me një kuvertë si ajo e Gucci-t.
12.Veshjet “oversize”, masat e mëdha të risjella nga vitet ’80
13.Teminat. Do t’i veshim gjatë gjithë verës, por pse jo edhe në dimër.
14.Veshjet mikse. Një larmishmëri ngjyrash dhe kombinimesh.
15.Puplat, femërore dhe teatrale
16.Plastmasi, që tashmë po e shohim në çdo stinë.
17.Vijat janë ideale në dimër veçanërisht në versionin shumëngjyrësh
18.Pelushi bëhet kult
19.Veshjet me supet në fokus
20.Veshjet e ngjashme me plastikën, një lëkurë e sintetizuar në versionin e lëmuar, të shndritshëm dhe shumëngjyrësh.